Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kos nis vizitën triditëshe në Bosnje e Hercegovinë
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, mbërriti më 22 shtator në një vizitë triditëshe në Bosnje e Hercegovinë. Ajo u takua tashmë me anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq. Në takim nuk morën pjesë serbja Zhelka Cvijanoviq e as kroati Zhelko Komshiq. Gjatë vizitës, Kos do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi, ndërsa do të flasë edhe para Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës. Gjithashtu, do të takohet me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, mediave, komuniteteve lokale, grave me ndikim në biznes dhe të rinjve nga e gjithë Bosnje e Hercegovina. Sipas një njoftimi të Delegacionit të Komisionit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, qëllimi i vizitës është t’i japë mbështetje këtij vendi në rrugën drejt BE-së. “Komisionarja...