Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Groposi nënën për të përfituar pensionin e saj me ndihmën e një shqiptari, arrestohet 62-vjeçarja
Një grua 62-vjeçare është arrestuar nga policia greke pasi fshehu vdekjen e nënës së saj për dy vite me rradhë dhe e varrosi pranë banesës së saj, me ndihmën e një shqiptari. Sipas 62-vjeçares ajo këtë e bëri në mënyrë që të vazhdonte ti merrte pensionin, pasi po përballej me probleme ekonomike. Protothema raporton se ajo i tha policisë se e kishte fshehur vdekjen e nënës së saj dhe e kishte varrosur atë që në verën e vitit 2023 me ndihmën e një shqiptari. Ajo tha se burri ishte punëtor në fshat, por deri më tani policia nuk e ka identifikuar atë. Hetuesit e konsiderojnë thelbësore gjetjen e tij pasi, sipas të akuzuarës, ai ishte personi që e ndihmoi të transportonte dhe varroste nënën e...