Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm’, Gjekmarkaj: Të ripërsëritet seanca, Peleshi të shkarkohet
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka kërkuar sërish në Konferencën e Kryetarëve ripërtëritjen e seancës për prezantimin e programit të qeverisë dhe votëbesimit të kabinetit. Gjekmarkaj në fjalën e tij mësohet të ketë thënë se mazhoranca e provokoi opozitën, ndërsa përsëriti kërkesën e tij për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Me ironi për ‘Diellën’, Agron Gjekmarkaj tha se “mund të sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm që të leh për 10 minuta.” “Jeni në revansh. Sot këtu mungon kryetari i grupit të PD-së. Në vend që të krijoni kushte me urdhra politik po tentoni të asgjësoni opozitën dhe parlamentin. Ju kryetar u shfaqet si atentator. Po minimizoni çdo hapësirë të opozitës. Ju përjashtuat opozitën nga procesi i integrimit dhe...