Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Surprizon Fedez, mesazhi i papritur për ish-gruan e tij
Në mbrëmjen e shumëpritur në Forum Assago të Milanos, reperi italian Fedez i dha koncertit të tij një dimension më personal, duke surprizuar fansat jo vetëm me performancën muzikore, por edhe me një mesazh të papritur për ish-bashkëshorten, Chiara Ferragni. Fedez, i emocionuar, kujtoi momentet e para të karrierës së tij në këtë skenë: “Kanë kaluar 10 vjet nga koncerti im i parë këtu dhe 6 nga hera e fundit. Është ndjesi e bukur të rikthehesh në shtëpi.” Por rikthimi në skenë nuk ishte vetëm nostalgji muzikore, reperi preku një temë personale që kishte mbetur pezull prej muajsh. Pas interpretimit të këngës “Allucinazione collettiva”, një këngë që përshkruan periudha të vështira të jetës së tij, përfshirë dhe momentin kur u përjashtua nga shtëpia pas incidentit...