FOTOLAJM- Votimi pa surpriza në Vlorë, Elis Halili ishte paracaktuar në krye të Bashkisë

FOTOLAJM- Votimi pa surpriza në Vlorë, Elis Halili ishte paracaktuar në krye të Bashkisë

elis halili, kryetari i komanduar ne bashkine vlore TIRANË- Elis Halili është kryetari i ri i Bashkisë së Vlorës, i cili u komandua në mbledhjen e sotme të Këshillit bashkiak, ku nuk munguan akuzat e opozitës për një proces të paligjshëm. Por pavarësisht se procesi kaloi përmes një votimi me kartonët e këshilltarëve socialistë, emri i ri që do të drejtojë bashkinë e Vlorës, duket se është zgjedhur edhe përpara dorëheqjes së vetë Dredhës. Halili, inxhinieri i kompanisë Fusha, ishte emërimi i fundit që Dredha kreu përpara se të njoftonte largimin nga drejtimi i Bashkisë. Sikur të mos mjaftonte kjo, zyrtarizimi i Halilit përpara se të merrte votën e këshillit është bërë dhe në letrën e prezantimit që ishte vendosur në tavolinën e tij, me...