“Shqiponjat” trembin Serbinë, “shpërthejnë” legjionarët, lum golash (VIDEO)

“Shqiponjat” trembin Serbinë, “shpërthejnë” legjionarët, lum golash (VIDEO)

Serbia është sfida që vendos fatin e Shqipërisë, mbase edhe të trajnerit Sylvinho, një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht për të qëndruar në garë në kualifikueset e Botërorit. Rivali i përjetshëm me sa duket ka ndezur në maksimum legjionarët kuqezi të cilët po kalojnë një formë fantastike me ekipet respektive, mbi të gjitha reparti ofensivë. Ky është një lajm i shkëlqyer për Sylvinho-s pasi faza sulmuese ka qenë pikërisht reparti që ka hasur më shumë vështirë këtë periudhë. Përjashto Brojën, i cili është shumë larg formës dhe emrit që përfaqëson, pjesa tjetër e repartin sulmues u treguan vendimtarë këtë fundjavë. Mirlind Daku vijon të shkëlqejë me ekipin e tij Rubin Kazan. “Bomberi” kuqezi realizoi një gol shumë të bukur këtë fundjave, i teti...