Ish-miss dhe avokatja e presidentit amerikan! Kush është Prokurorja e re, e emëruar nga Trump

Ish-miss dhe avokatja e presidentit amerikan! Kush është Prokurorja e re, e emëruar nga Trump

Të qenit besnike. Duket se kjo është tani cilësia kryesore për të qenë pjesë e rrethit të Donald Trump-it. Dhe dje, presidenti i Shteteve të Bashkuara shpërbleu besnikërinë e avokates dhe ish-misit, Lindsey Halligan, 35 vjeçe, duke e vendosur në një rol të rëndësishëm në administratën gjyqësore amerikane, në vend të Erik Siebert-it të përjashtuar, të cilin Donald Trump e cilësoi si të pabesë. Njoftimi, si zakonisht, erdhi nga rrjeti i tij social Truth: “Është një nder për mua të emëroj Lindsey Halligan si prokurore të Shteteve të Bashkuara për distriktin lindor të Virxhinias. Lindsey është një avokate e fortë, inteligjente dhe besnike, që ka punuar me mua edhe në luftën fitimtare kundër përdorimit politik të sistemit tonë gjyqësor nga Joe Biden-i i korruptuar”. Trump...