Marrëveshja për TikTok pranë finalizimit, amerikanët do kenë kontrollin e shumicës së bordit të rrjetit social

Marrëveshja për TikTok pranë finalizimit, amerikanët do kenë kontrollin e shumicës së bordit të rrjetit social

Donald Trump ka zbuluar se Rupert Murdoch dhe djali i tij Lachlan mund të përfshihen në një marrëveshje për të sjellë TikTok-un në kontroll amerikan. Në një intervistë për Fox News (e cila është në pronësi të familjes Murdoch), presidenti i SHBA-së përmendi gjithashtu Michael Dell, themelues dhe CEO i Dell Technologies, si pjesë të mundshme të marrëveshjes. “Mendoj se do të jenë në grup. Disa të tjerë gjithashtu. Njerëz të shkëlqyer, shumë të njohur,” tha Trump. “Dhe janë gjithashtu patriotë amerikanë, e duan këtë vend. Mendoj se do të bëjnë një punë shumë të mirë.” Trump konfirmoi gjithashtu se Larry Ellison, themeluesi dhe CEO i kompanisë Oracle, është pjesë e këtij grupi – gjë që ishte zbuluar më parë. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline...