Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Elis Halili zgjidhet kryetari i Bashkisë Vlorë

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Elis Halili zgjidhet kryetari i Bashkisë Vlorë

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës më 10 shtator, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur sot, më 22 shtator 2025, Elis Halilin si kryetarin e ri të Bashkisë. Halili, inxhinier dhe një prej nënkryetarëve aktualë të bashkisë. Ai u propozua nga anëtarët socialistë të Këshillit. Mbledhja e Këshillit Bashkiak u zhvillua mes debatësh të forta politike. Kryetari i këshillit të qarkut, Ervis Mocka, mori fjalën dhe propozoi zyrtarisht kandidaturën e Halilit. Ai deklaroi se kryetar do zgjidhet kandidati me më tepër vota. “Duan apo nuk duan demokratët, Elis Halili do të zgjidhet me shumicë votash”. Kryetari i Partisë Demokratike, dega Vlorë, Atird Hoxha, kundërshtoi mënyrën e procedimit, duke kërkuar që procesi të ndiqte me përpikëri rregulloren. Ndërkohë, Klodian Xhyheri nga Partia Mundësia akuzoi shumicën për shkelje...