Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prezantohet Startup Albania| Rama: Shumë shpejt Këshilli Kombëtar i Inovacionit! Mbase realizojmë edhe martesa online
Sot, 22 shtator, është lançuar platforma Startup Albania, një hap i ri në mbështetje të sipërmarrjes së re, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve. Startup Albania është ura që lidh talentin me mbështetjen, idetë me investimin dhe Shqipërinë me ekonominë digjitale europiane si dhe një hap i rëndësishëm në rrugëtimin drejt integrimit europian, duke pozicionuar vendin tonë si pjesë të ekonomisë konkurruese të Bashkimit Europian. Ibrahimaj: Startup-et janë dyfishuar Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se në vitet e fundit numri i startup-eve në vend është dyfishuar dhe se Shqipëria kryeson për gratë e përfshira në këtë fushë. “Do kemi edhe një modul për trajnime që do jetë i akesueshëm nga gjithkush. Startup-et, korporatat dhe qeveria do bëhen bashkë, për ta zhvilluar sa më shumë...