Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PS ndan deputetët në komisione, Balla kërkon disiplinë: Mos mungoni në mbledhje
Në nisje të legjislaturës së re në Kuvend, Partia Socialiste ka bërë edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione. Burimet i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se ndarjen e deputetëve e ka komunikuar Taulant Balla në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar. Mbledhja ka zgjatur rreth 30 minuta dhe kreu i grupit ka kërkuar nga deputetët disiplinë maksimale në pjesëmarrjen në komisione që të shmangen shtyrjet e mbledhjeve për shkak të mosarritjes së kuorumit. Përbërja e komisioneve parlamentare do të miratohet në seancën e ardhshme në Kuvend. Top Channel