Peleshi injoron kërkesën e PD-së për shkarkim/ Sot mbahet Konferenca e Kryetarëve

Peleshi injoron kërkesën e PD-së për shkarkim/ Sot mbahet Konferenca e Kryetarëve

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme. Kjo thirrje vjen me qëllim që të plotësohen karriget bosh të anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme, në mënyrë që ato të nisin punën. Sipas njoftimit të Kuvendit, konferenca e Kryetarëve do të mbahet në orën 11:00. Thirrja për mbledhjen e krerët të grupeve parlamentare vjen vetëm pak ditë, pasi Partia Demokratike depozitoi një shkresë për dorëheqjen e Peleshit. Pasi ky i fundit në seancën e fundit plenare mbajti sjellje të njëanshme në favor të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama dhe duke mos u dhënë fjalën demokratëve. Ndërkohë PD i ka caktuar drejtuesit e 4 komisioneve parlamentare që i takojnë asaj dhe nënkryetarët e atyre që drejtohen nga mazhoranca,...