Pas Ervin Hatibit, një shuplakë e rëndë Ben Blushit dhe nga Agron Tufa

Pas Ervin Hatibit, një shuplakë e rëndë Ben Blushit dhe nga Agron Tufa

Ndërsa Ben Blushi vijon të imponohet me krijimtarinë e tij letrare, duke sjellë kohë pas kohe romane gjithnjë provokative, është romancieri, poeti, eseistim kritiku dhe përkthyesi Agron Tufa që rrëzon një prej krijimeve blushiane, “Otello, Arapi i Vlorës”. Kështu, pas Ervin Hatibit që vite më parë do destruktonte rëndë “Të jetosh në ishull”-in me thelb anti-musliman të Blushit, vjen Tufa po me të njëjtin destrukt mbi një vepër që gjithashtu abuzon rëndë me fakte historike, siç është karakteristike për Blushin dhe ka qenë po kaq karakteristike, si ves letrar, edhe te Kadareja. “Në romanin e Ben Blushit ‘Otello, Arapi i Vlorës’, i vlerësuar nuk e di me sa çmime kombëtare dhe i përkthyer nuk e di se në sa gjuhë, përcaktohet sfondi historik i shek....