Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kalaja e Elbasanit, monument i kulturës dhe turizmit
Kalaja e Elbasanit, një ndër monumentet më të rëndësishme historike të qytetit, po kthehet çdo ditë e më shumë në një qendër tërheqëse për vizitorët. Dikur nyje e rëndësishme e rrugës antike “Via Egnatia”, sot kalaja është një simbol i gjallë i historisë, kulturës dhe bashkëjetesës fetare.Brenda mureve të saj shekullore gjenden Xhamia e Mbretit dhe Kisha Ortodokse “Shën Maria”, ndërsa shumë pranë ndodhet edhe Kisha Katolike, duke e bërë këtë zonë një shembull unik të harmonisë ndërfetare. Përveç vlerave shpirtërore, rrugicat karakteristike, arkitektura osmane dhe gjurmët e qytetërimit të hershëm e bëjnë kalanë një udhëtim në kohë për çdo vizitor.Një tjetër element që e bën kalanë të paharrueshme është mikpritja tradicionale elbasanase, zonjat e vjetra shpesh hapin dyert e shtëpive brenda mureve, duke ofruar...