Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pro Palestinës”, si “kthesa diplomatike” e Londrës nxiti zemërimin e Izraelit
Keir Starmer e kishte paralajmëruar Izraelin që në korrikun e kaluar të ndryshonte kurs në ofensivën e tij të përgjakshme në Gaza. Kryeministri Netanyahu nuk e dëgjoi dhe kështu, kryeministri britanik, së bashku me Australinë dhe Kanadanë, e në mbrëmje edhe Portugalia, shpalli dje, 21 shtator 2025, njohjen zyrtare të shtetit palestinez. “Pamjet e dhunës, urisë dhe vuajtjes në Gaza janë të patolerueshme,” komentoi kryeministri britanik. “E morëm këtë vendim për të rikthyer shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët dhe për një zgjidhje me dy shtete”. Bëhet fjalë për një vendim historik për diplomacinë britanike, pas mandatit britanik mbi Palestinën dhe deklaratës Balfour të vitit 1917, që hapi rrugën për krijimin e Izraelit. Një vendim që Starmer nuk e ka marrë lehtë: gruaja dhe vjehrrit e tij...