Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PS ndan anëtarët e komisioneve, Balla kërkon disiplinë! Zbulohet mesazhi: Mos mungoni në mbledhje!
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, fokusi kryesor ishte përcaktimi i përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit. Deputetëve të mazhorancës iu komunikua se në cilin komision do të jenë anëtarë. Mbledhja ka zgjatur rreth 30 minuta dhe kreu i grupit Taulant Balla ka kërkuar nga deputetët disiplinë maksimale në pjesëmarrjen në komisione që të shmangen shtyrjet e mbledhjeve për shkak të mosarritjes së kuorumit. Nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk ka depozituar ende as emrat e kryetarëve, as të anëtarëve të komisioneve. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pritet të marrë pjesë deputeti Agron Gjekmarkaj, ndërsa Gazment Bardhi nuk do të jetë i pranishëm për shkak të përjashtimit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Seanca plenare e së mërkurës, e parashikuar...