Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Jorge Luis Borges: Shumë vite e kisha pritur dhe më në fund e takova armikun tim…
Jorge Luis Borges Nga Jorge Luis Borges Shumë vite isha fshehur e kisha pritur dhe ja, më në fund, armiku po vinte në shtëpinë time. E pashë duke ngjitur me zor të përpjetën e asaj suke. Mbante një shkop që, në duart e tij të plakura, nuk mund të ishte armë, por e përdorte për t’u mbështetur. Mezi e dëgjova trokitjen e tij të lehtë te dera ime. Pashë i pikëlluar dorëshkrimet e mia, gomën të ngrënë përgjysmë, traktatin e Artemidorit për ëndrrat, një libër i çuditshëm, sidomos për mua që nuk di greqisht. Desha ta mbyll derën me çelës, po ai hyri dhe u duk sikur do të plandosej përtokë; u kalamend, e lëshoi shkopin dhe u shtri në shtratin tim i dërrmuar. E...