Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia kontroll ‘blic’ gjatë natës në burgun e Peqinit, zbulohen sende të ndaluara
Raportohet se forcat operacionale të Policisë së Burgjeve gjatë natës kanë kryer kontrolle në burgun e Peqinit. Sipas informacioneve, subjekt i kontrollit kanë qenë personat që vuajnë dënime të përjetshme. Mësohet se në qendër të kontrolleve ka qenë gjetja e sendeve të kundërligjshme apo mjeteve të komunikimit. Sipas asaj që raportohet, në burg janë gjetur disa sende me vlerë për hetimin. Nuk dihet ende se kujt prej të burgosurve i përkasin sendet e gjetura.