Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Administrata Trump pritet të njoftojë sot se përdorimi i paracetamolit nga gratë shtatzëna lidhet me rrezikun e autizmit
Administrata Trump pritet të bëjë sot njoftime që lidhin përdorimin e ilaçit të njohur Tylenol – i njohur si acetaminofen në vendet jashtë Shteteve të Bashkuara – nga gratë shtatzëna me një rrezik në rritje të autizmit, sipas Washington Post. Zyrtarët e administratës Trump do të njoftojnë gjithashtu një përpjekje për të hetuar përdorimin e mundshëm të ilaçit Leucovorin për të trajtuar autizmin, raportoi Washington Post të dielën. Gazeta citoi katër burime me njohuri për planet, të cilat folën në kushte anonimiteti sepse njoftimi nuk është bërë ende zyrtarisht. Sipas gazetës Guardian, është e sigurt që gratë shtatzëna të marrin Tylenol, qetësuesin pa recetë të dhimbjeve, përbërësi aktiv i të cilit njihet si acetaminofen në SHBA dhe paracetamol në pjesën tjetër të botës, bazuar në...