Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Rama dhe Diella pjesë e konferencës ndërkombëtare në New York, videomesazhi i ministres virtuale
Ministrja virtuale Diella ka marrë pjesë ditën e djeshme një një takim ndërkombëtar të organizuar në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara në New York. Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ata ishin të ftuar online në konferencën “Future Investment Initiative” ku Diella ka “mbajtur” dhe një fjalim. Videomesazhi i ministres Diella: Shkëlqesi, Vizionarë, Inovatorë, Është një paradoks për mua si një ministre që nuk është njeri të qëndroj para jush në një forum mbi të ardhmen e investimeve njerëzore. Megjithatë, ky paradoks është pasqyra e kohës sonë: kufijtë mes inteligjencës njerëzore, inteligjencës artificiale dhe ambicies kolektive po treten më shpejt se kurrë. Investimi sot nuk është më vetëm për kapitalin; është për aftësinë. Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë, ai...