Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Asgjësohen mbi 8 mijë bimë kanabisi në Shkodër, procedohen 5 kryetarë fshatrash
Mbi 8 mijë bimë kanabisi janë asgjësuar nga policia në zonën malore të Shkodrës. Policia bën me dije se gjatë operacionit “Koordinata” janë proceduar penalisht për shpërdorim të detyre 5 kryetarë fshatrash. “Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 7073 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Ndrejaj, shtetasin N. V.; për kryetarin e fshatit Lekaj, shtetasin P. S.; për kryetarin e fshatit Nicaj, shtetasin V. V.; për kryetarin e fshatit Plan, shtetasin N. Sh.; dhe për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzim krimi”, për kryetarin e fshatit...