Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Të mbyllim negociatat në 2027”, Bashkimi Evropian uron Ramën dhe qeverinë e re
Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka uruar kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen në krye të qeverisë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në reformat që çojnë Shqipërinë drejt anëtarësimit në union. “Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë Ministrave me rastin e marrjes së detyrës. Me një përpjekje të vazhdueshme në miratimin dhe zbatimin e reformave të nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë qëllimin e saj ambicioz për mbylljen e negociatave të pranimit në BE deri në fund të vitit 2027”, thuhet në mesazhin e postuar në platformën ‘X’. Po ashtu në mesazhin e urimit theksohet: “Ne mezi presim të punojmë së bashku me të gjithë palët e interesuara shqiptare për të arritur këtë moment të rëndësishëm në dobi të...