Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, ja kur nis operimi me tren elektrik

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, ja kur nis operimi me tren elektrik

Linja hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas, e cila do të operojë me tren elektrik dhe shpejtësi deri në 120 km/h, pritet të nisë funksionimin në fillim të vitit 2027. Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, bëri të ditur në një intervistë për ATSH se punimet për infrastrukturën janë drejt përfundimit, me rreth 87% të punimeve të kryera, ndërsa aktualisht po punohet për sistemet e sinjalizimit dhe telekomunikacionit. Paralelisht, janë në zhvillim edhe punimet për ndërtimin e tetë stacioneve të reja hekurudhore përgjatë linjës, të cilat pritet të përfundojnë brenda majit 2026. Së fundmi, theksoi Verdho, është hapur gara ndërkombëtare për elektrifikimin e linjës, me synimin për të lidhur kontratën në fillim të vitit 2026. “Plani ynë është të finalizojmë të gjithë komponentët e nevojshëm për një...