Ministrja Diella pjesë e konferencës ndërkombëtare në New York: Makinat kalkulojnë, por njerëzit mund të përkujdesen

Ministrja Diella pjesë e konferencës ndërkombëtare në New York: Makinat kalkulojnë, por njerëzit mund të përkujdesen

Ministrja virtuale e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, ka marrë pjesë në një takim ndërkombëtar të zhvilluar në kuadër të Javës së Kombeve të Bashkuara në New York. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se Diella ishte e ftuar online në konferencën “Future Investment Initiative”, ku ajo ka mbajtur edhe një fjalim. “Mirëmëngjes dhe me pjesëmarrjen e parë ndërkombëtare të Diellës, dje në kuadrin e javës së Kombeve të Bashkuara në New York, ku ishim së bashku të ftuar online në konferencën prestigjioze “Future Investment Initiative” që nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve mbledh sipërmarrje inovatore nga mbarë bota, duke ju ftuar ta ndiqni nëse dëshironi në faqen e saj në fejsbuk, videomesazhin e ministres së shtetit për...