Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kim Jong-un thirrje SHBA-së: Hiqni dorë nga kërkesa për çarmatosje bërthamore!
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka bërë thirrje SHBA-së të heqë dorë nga kërkesa e saj për çarmatosje bërthamore si parakusht për rifillimin e diplomacisë së bllokuar prej kohësh. Në një fjalim në parlament, të transmetuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut, Kim tha se nuk ka ndërmend të rifillojë dialogun me Korenë e Jugut. "Bota e di shumë mirë se çfarë bën SHBA-ja pasi detyron vendet e tjera të heqin dorë nga armët e tyre bërthamore dhe të çarmatosen", tha Kim, duke shtuar se ata kurrë nuk do të heqin dorë nga armët e tyre bërthamore dhe se nuk do të ketë negociata tregtare me vendet armiqësore në këmbim të heqjes së sanksioneve. Kim tha se kishte kujtime të bukura...