Policia e burgjeve kontrolle në mesnatë në burgun e Peqinit! U bastisen qelitë të burgosurve përjetë

Policia e burgjeve kontrolle në mesnatë në burgun e Peqinit! U bastisen qelitë të burgosurve përjetë

Forcat operacionale të policisë së burgjeve kanë kryer kontrolle në mesnatë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin. Subjekt kontrolli kanë qenë edhe persona që vuajnë burgime të përjetshme. Në fokus të forcave operacionale kanë qenë gjetja e sendeve të kundraligjshme si telefona apo sende të tjera komunikimi. Mësohet se efektivët kanë gjetur disa sende me vlerë për hetimin, por nuk bëhet e ditur se kujt nga të burgosurve i janë kapur, informon gazetari i Syri.Tv, Fatjon Gjinaj.