Zbulohen dhe asgjësohen mbi 8000 rrënjë kanabisi në Shkodër, procedohen penalisht pesë persona

Zbulohen dhe asgjësohen mbi 8000 rrënjë kanabisi në Shkodër, procedohen penalisht pesë persona

Kronikë E Hënë, 22 Shtator 2025 09:19 Policia e Shkodrës ka zbuluar dhe asgjësuar në kuadër të operacionit policor “Koordinata” 8028 bimë të dyshuara si cannabis sativa, të shpërndara në disa njësi administrative të qarkut. Njoftimi i policisë Gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 8028 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.Procedohen penalisht, për shpërdorim të detyrave, 5 kryetarë fshatrash. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 7073 bimë të dyshuara narkotike cannabis...