Preken edhe shqiptarët, Farage prezanton planin anti-emigracion, i kursen Britanisë 230 mld paund

Preken edhe shqiptarët, Farage prezanton planin anti-emigracion, i kursen Britanisë 230 mld paund

Qindra mijëra emigrantë do të detyrohen të largohen nga Mbretëria e Bashkuar nëse partia Reform UK fiton zgjedhjet e ardhshme. Kështu ka deklaruar lideri i saj Nigel Farage duke insistuar se ky veprim do t’i kursejë shtetit më shumë se 230 miliardë paund. Kreu i partisë është zotuar të ndalojë atë që e quan mashtrimi i vendosjes së përhershme ligjore për shtetasit e huaj dhe ka paralajmëruar se mosmarrja e masave ndaj këtij problemi është një “bombë fiskale me sahat” që mund të çojë në falimentimin e vendit. Farage premton se do të shfuqizojë statusin e njohur si “leje e pacaktuar për të qëndruar” (ILR – Indefinite Leave to Remain), i cili u jep të drejtë emigrantëve që kanë jetuar më shumë se pesë vjet...