Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zyrtari i Bashkisë Peqin, Julian Manahasa i jep tendera kompanisë që themeloi vetë (Dokumentet)
Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Peqin, Julian Manahasa, ka krijuar një skemë të guximshme korrupsioni, duke vendosur në pozita të vështira edhe SPAK. Nëse zyrtarët e tjerë vendor përpiqen të jenë sa më të kamufluar dhe sofistikuar kur përfshihen në përvetësimin e parave dhe pasurive publike, titullari i Bashkisë Peqin, Julian Manahasa ka vendosur t’i bie shkurt, duke i dhënë vetes paratë publike, përmes një skeme transparente korrupsioni. Në vitin 2022, Manahasa ka themeluar komapaninë e ndërtimit T&J Construction shpk, duke qenë edhe në funksione të larta drejtuese në Bashkinë e Peqinit. Dy vjet më pas, Manahasa i ka shitur 50 % të aksioneve shtetasit Emilian Lluca. Duke keqpërdour funksionin publik, Manahasa ka nisur që të kalojë në llogaritë e kompanisë së tij një pjesë...