‘Do vizitonte Shqipërinë’/ Mediu rrëfen takimin me Charlie Kirk: U kthye në një problem për politikën amerikane

‘Do vizitonte Shqipërinë’/ Mediu rrëfen takimin me Charlie Kirk: U kthye në një problem për politikën amerikane

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka sjellë një analizë të thelluar mbi figurën dhe ndikimin e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk. I ftuar në emisionin Revieë, Mediu mbërriti në studio me librin më të fundit të Kirk, duke ndarë për herë të parë detaje nga takimi personal që ka pasur me të dhe nga njohja e tij me veprimtarinë e këtij aktivisti të së djathtës amerikane. “E kam takuar Charlie-n në një aktivitet në SHBA, dhe që nga ajo kohë më ka lënë përshtypje si një debatues i jashtëzakonshëm. Ai u jepte hapësirë të gjithëve për të bërë pyetje, madje edhe kur përballej me kundërshti apo ofendime. Charlie ndërtoi një armaturë të fuqishme rreth lëvizjes së tij, e cila kishte në thelb masivitetin dhe...