Përplasje e dhunshme në Itali mes shqiptarëve dhe tunizianëve, një 28-vjeçar shqiptar në gjendje kritike

Përplasje e dhunshme në Itali mes shqiptarëve dhe tunizianëve, një 28-vjeçar shqiptar në gjendje kritike

Dy grupe, shqiptarë dhe tunizianë, u përleshën në Itali, ku sipas raportimeve, shkaku i sherrit ka shumë mundësi të ketë qënë për ndarjen e territorit. Si pasojë e përleshjes, dy persona u plagosën, njëri prej tyre një 28-vjeçar shqiptar, i cili është në gjendje kritike dhe po mbahet në spitalin Baglieri në Modica. Të shtënat ndodhën  në sheshin qendror Piazza Gramsci në Scicli. Gjatë rrëmujës, të dy grupet u përplasën dhe ndoqën njëri-tjetrin. Karabinierët nga stacioni i Scicli-t dhe kompania Modica po hetojne per ngjarjen.