Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasjen e Charlie Kirk reagon Meloni: Kërcënimet po shumëfishohen, por ne nuk kemi frikë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në fjalimin e saj në festivalin rinor të partisë Vëllezërit e Italisë u shpreh se vendi i saj është i aftë të qeveriset dhe se nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve. “Ndërsa ne vërtetojmë se jemi të aftë të qeverisim vendin tonë, kërcënimet shumëfishohen. Por ne nuk kemi frikë”, theksoi Meloni. Duke iu referuar vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, ajo theksoi se kundërshtarët e tij “donin ta ndalonin sepse ishte i lirë, i guximshëm dhe i aftë, duke dekonstruktuar narrativën kryesore me logjikë”. Meloni u shpreh e tronditur nga pamjet pas vrasjes së Kirkut, ku disa persona shpërndanin bluza me foton e tij të përgjakur dhe shprehjen ironike “tani ai e fitoi këtë debat publik”. “Si Charlie Kirk, ne nuk u...