Vora vijon me fitore, Dinamo ngec ‘keq’, Vllaznia nuk menaxhon fitoren

Vora vijon me fitore, Dinamo ngec ‘keq’, Vllaznia nuk menaxhon fitoren

Abissnet Superiore, Java 4:Vora – Flamurtari 1-0 (Luis Felipe 12’ pen)Dinamo – Bylis 0-0 Teuta- Vllaznia 1-1 (Mala 24’/Beshiraj 90+6′) Java e katërt Abissnet Superiore ka vijuar këtë të dielë me dy përballjet e orës 16:00 dhe një në orën 19:00. Vorakët debutues në Superiore regjistruan fitoren e dytë si pritës në Laç, ndërsa dinamovitët u ndalën në mënyrë surprizuese nga ballshiotët. Vora e mbylli pjesën e parë në avantazh përballë Flamurtarit falë penalltisë së fituar nga Kasalla dhe kthyer në gol nga Luis Felipe në minutën e 12’-të të takimit. Sakaq, 45 minutat e para përfunduan me rrjeta të paprekura në “Selman Stërmasi” aty ku Dinamo City dhe Bylis u ndeshën me njëra – tjetrën. Asgjë nuk ndryshoi dhe në pjesë e dyta ku...