Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Marshimi i veshjeve tradicionale shqiptare në Oktoberfest, Rama publikon videon: Xhubleta shqiptare shkëlqeu
                            Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihet parakalimi i përfaqësuesve shqiptarë me veshje popullore në Oktoberfest. Teksa merrnin pjesë në një nga festat më popullore në botë, kryeministri shkruan se Xhubleta shqiptare shkëlqeu gjatë paradës. “Parakalimi i veshjeve tona tradicionale, për herë të parë në Oktoberfest, njëra nga festat më popullore në botë, ku Xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale“, shkruan Rama krahas videos. Top Channel