Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Vijon beteja me flakët në vendin tonë. 26 vatra zjarri u njoftuan deri pasdite nga Ministria e Mbrojtjes, nga të cilat 17 aktive dhe 9 në monitorim. Në Dibër, në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, zjarri po zhvillohet në 2 vatra, por nuk është dashur ndërhyrje përtej forcave bashkiake. Ndërkohë që ndihmë nga ajri u kërkua në fshatin Zall Gjoçaj, kurse vatra e zjarrit ne Ulëz u shua në anë e Dibres, por jo të Mirditës. Aktive mbetet vatra në Livadhet e Peladhisë në Bulqizë. Në Vlorë, tek “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat,...