Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konferenca e urologëve, u mbajt për dy ditë me radhë në Shkodër/ Mjekët: Sensibilizim moshës së tretë
Për dy ditë me radhë, Shkodra mikpriti mjekët urologë më të mirë të Ballkanit dhe Europës në Konferencën Shkencore “Aging Man”, të organizuar nga Shoqata e Urologëve në Shqipëri dhe Kosovë. Për presidentin e Shoqatës Europiane të Urologjisë, profesor Carlo Bettocchi, ende ka hezitim nga meshkujt për të trajtuar probleme që sot janë lehtësisht të kurueshme. “Jam shumë i lumtur që jam këtu për të prezantuar teknikat më të fundit dhe që së bashku të mundohemi të sensibilizojmë moshën e tretë. Mesazhi kryesor që jap është që sot, gjithçka mund të kurohet. Për çdo problem ka një terapi apo një zgjidhje përmes kirurgjisë. Sot mosha e tretë përballet me shumë probleme shëndetësore, por duhet sensibilizim dhe kontrolle”, tha Prof. Carlo Bettocchi-President i Shoqatës Europiane të...