Peleshi sfidon PD-në me emërimet në komisione, opozita përgjigjet me kërkesë shkarkimi dhe përplasje në Parlament

Peleshi sfidon PD-në me emërimet në komisione, opozita përgjigjet me kërkesë shkarkimi dhe përplasje në Parlament

E hëna pritet të sjellë një tjetër përballje të fortë politike mes mazhorancës dhe opozitës, kete here ne qendër të konfliktit është vete kryetari I Kuvendit. Nga salla e kuvendit debate pritet të kalojë në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur të hënën në orën 11:00 krerët e grupeve parlamentare për të dorëzuar propozimet për anëtarët e komisioneve parlamentare. Por Partia Demokratike nuk ka njohur strukturën e re të Kuvendit dhe ka refuzuar të depozitojë emrat e kryetarëve të komisioneve. PD-ja ka paralajmëruar se në Konferencën e Kryetarëve do të dorëzojë kërkesën për shkarkimin e Peleshit, duke e akuzuar atë për shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. Në seancën plenare të fundit u miratuan vetëm komisionet e propozuara...