Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Çfarë do të thotë njohja e Palestinës dhe pse SHBA është kundër?
Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia kanë njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës, ndërsa Franca dhe disa vende të tjera perëndimore pritet ta bëjnë ditën e hënë, n një hap që ka shkaktuar reagime të ashpra nga Izraeli dhe kundërshtim të hapur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur këtë vendim si një “shpërblim për terrorizmin monstruoz të Hamasit”, ndërsa SHBA ka deklaruar se njohja e Palestinës do të përforconte pozitat e Hamasit dhe do ta vështirësonte arritjen e një armëpushimi në Gaza. Çfarë nënkupton njohja e Palestinës si shtet?Palestina është një shtet që ekziston në mënyrë të pjesshme – me përfaqësi diplomatike në shumë vende dhe pjesëmarrje në ngjarje ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Olimpike – por pa kufij të njohur...