Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ansu Fati futet në pjesën e dytë dhe bën heroin për Monaco-n (video)
21 Shtator 2025 19:18 Telesport Monaco ka fituar 5-2 ndaj Metz, për javën e pestë në Ligue 1. Protagonisti kryesor i këtij takimi dhe që fitoi me të drejtë “Lojtari i Ndeshjes” ishte Ansu Fati. Sulmuesi i huazuar nga Barcelona i futur në pjesën e dytë, shënoi dy gola. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim 1-1. I sapo futur në fushë në pjesën e dytë, Ansu Fati gjeti direkt golin pas asistit perfekt të Camara. Në minutën e 82-të, kur rezultati aktual ishte 2-2, Ansu Fati shënoi golin e tretë për Monaco-n dhe të dytin personal. Sulmuesi spanjoll shënoi me kokë, pas asistit të Diatta. Në minutat e mbetura, Monaco shënoi edhe dy herë të tjera, njëri prej tyre autogol. Monaco fiton...