Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës. Ai e ka cilësuar këtë hap si një “rrezik për ekzistencën e Izraelit” dhe një “shpërblim absurd për terrorizmin”. Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të luftojë kundër këtij procesi “në OKB dhe në çdo forum tjetër ndërkombëtar”, duke e konsideruar atë një rrezik për ekzistencën e shtetit hebre. “Do të duhet të luftojmë në OKB dhe në të gjitha forumet e tjera kundër propagandës së rreme të drejtuar kundër nesh dhe kundër kërkesave për krijimin e një shteti palestinez, që do të rrezikonte ekzistencën tonë dhe do të përbënte një shpërblim absurd për terrorizmin,” deklaroi Netanyahu, sipas raportimit të Times of...