Nga spitali në qeli, ja sa do të qëndrojë Vangjush Dako pas hekurave

Nga spitali në qeli, ja sa do të qëndrojë Vangjush Dako pas hekurave

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila e gjeti fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Por ditën që u mor vendimi, Dako u paraqit në sptal. Ish-kryetari i bashkisë së qytetit të Durrësit u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive, për shkak të problemeve shëndetësore. Dako vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale. Ai në spital qëndroi nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve. Ditën e sotme, policia e ka shoqëruar Dakon në burgun e Durrësit, pasi gjendja e tij shëndetësore ka qenë më e mirë. Sipas avokatit të tij, Vangjush Dako do të qëndrojë në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve atij i mbaron dënimi...