Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Masakër në Lushnjë, ujqërit shkatërrojnë kopenë e blegtorit në Karbunarë
Një rast i pazakontë raportohet nga Karbunara e Vogël në Lushnje, ku një tufë prej 80 krerësh dele e dhi është masakruar gjatë natës nga ujqërit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, 21 shtator, kur ujku hyri në vathë duke sulmuar tufën. Sipas blegtorit, 40 krerë janë ngrënë e mbytur nga kafsha e egër, ndërsa pjesa tjetër është lënë e plagosur, një pjesë në rrugë dhe një pjesë brenda vathës. Blegtori, i tronditur nga ngjarja, kërkon ndihmë nga shteti për kompensim të tufës, duke theksuar se vetëm një pjesë e bagëtive ishte e matrikulluar, ndërsa të tjerat ishin shtesa të fundit. Banorët e zonës shprehen të frikësuar pasi ky nuk është rasti i parë. Vetëm dy javët e fundit, ujqërit kanë...