Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bizneset e huaja zgjerohen në Shqipëri! 32 degë kompanish të huaja janë regjistruar vetëm këtë vit
Shqipëria po shënon rritje të qëndrueshme të pranisë së bizneseve të huaja. Vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar 32 degë të reja, një rritje e dukshme krahasuar me 21 degët e vitit 2024 dhe 18 degët e 2023. Ky ritëm i përshpejtuar tregon një interes më të madh të investitorëve ndërkombëtarë për tregun shqiptar. Italia kryeson listën me 10 degë të regjistruara, ndërsa Kosova dhe Turqia pasojnë me nga 7 secila. “Rritja e numrit të degëve është një tregues se Shqipëria po perceptohet më seriozisht nga investitorët e huaj. Krahasimi me vitet e mëparshme tregon një trend pozitiv, ku vendi po forcon imazhin e tij si destinacion për kapital të ri”, thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, për Tv Klan. Hyrja e këtyre kompanive pritet...