Sezoni i plazhit vijon ende, Shëngjini i mbushur me turistë të huaj: Perlë bregdetare

Sezoni i plazhit vijon ende, Shëngjini i mbushur me turistë të huaj: Perlë bregdetare

Shëngjini edhe këtë vit u rendit ndër plazhet e preferuara edhe gjatë këtij sezoni veror. Edhe pse sezoni zyrtarisht ka përfunduar, moti i ngrohtë me diell po tërheq të huajt nga vendet e Europës e më e gjere. Për ta, natyra e paprekur, çmimet e arsyeshme dhe mikpritja e vendasve janë arsyet kryesore pse do të rikthehen përsëri. “Ne kemi ardhur nga Gjermania dhe po bëjmë një tur në të gjithë ballkanin. Shëngjinin e kemi parë në rrjete sociale dhe vendosëm që të vijmë. Këtu është një vend i mrekullueshëm dhe po i përmbush në maksimum pritshmëritë. Ndërthurja e malit me detin të jep mjaft qetësi. Po ashtu dhe mikpritja e vendasve duhet vlerësuar shumë”, thotë një turist për Report Tv. “Unë kam qenë dhe...