Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 16-vjeçari shqiptar (EMRI)

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 16-vjeçari shqiptar (EMRI)

Manuel Leti, 16 vjeç, me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasditen e djeshme në Itali si pasojë e një aksidenti të rëndë. Sipas mediave italiane, adoleshenti shqiptar po udhëtonte me një motoçikletë kur u përplas me një “Audi” të drejtuar nga një 44-vjeçar. Më pas, Leti humbi kontrollin e motoçikletës dhe u përplas me një shyllë ndriçimi. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të emergjencës, plagët në gjoks dhe bark ishin fatale për 16-vjeçarin. Manueli do të përcillet nesër në orën 16:30 për në banesën e fundit./vizionplus.tv