“Ditari i luftës greko-italiane”, ekspozitë me fotografitë e autorit arvanitas Christos Petrou Mesogeitis

“Ditari i luftës greko-italiane”, ekspozitë me fotografitë e autorit arvanitas Christos Petrou Mesogeitis

Një ekspozitë unike është çelur në Pogradec duke sjellë për publikun materiale të rralla fotografike nga “Ditari i Luftës Greko-Italiane 1940–1941, të autorit arvanitas Christos Petrou Mesogeitis. Në periudhën e luftës në ditarin e tij ai përshkruan në detaje operacionet ushtarake të ushtrisë greke kundër forcave italiane në Shqipërinë e Jugut, por njëkohësisht pasqyron edhe jetën e përditshme të banorëve të zonave ku kaloi dhe qëndroi, kryesisht përreth Pogradecit dhe Maliqit. Fotografitë dhe shënimet sjellin në fokus fshatrat, vendet arkeologjike, profesionet, zakonet dhe vështirësitë e luftës. Autori u nda nga jeta në vitin 1944 pak para çlirimit të Greqisë por la pas një dëshmi të çmuar historike që tashmë e prezantoi për publikun shqiptar pasardhësi i tij Petro Filipi. “Jam shumë i lumtur që pas...