Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryeministri britanik: Njohja e Palestinës, nuk është një shpërblim për Hamasin
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer në një postim të bërë në llogarinë e tij në “X”, ka thënë se njohja e pavarësisë së shtetit të Palestinës, nuk është një shpërblim për Hamasin, pasi grupi terrorist nuk do të ketë më të një ardhme e as rol në qeverisje. Ndër të tjera, Starmer ka bërë me dije se është takuar me familjet britanike të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza dhe se dhe ka parë “torturën që ata durojnë çdo ditë” dhe dhimbjen që godet thellë në zemrat e njerëzve në Izrael dhe Mbretërinë e Bashkuar. Pengjet duhet të lirohen menjëherë, thotë Starmer, duke shtuar se “ne do të vazhdojmë të luftojmë për t’i mbajtur ata në shtëpi”. “Thirrja jonë për një zgjidhje...