Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Njohja e shtetit të Palestinës/ Vjen reagimi i ashpër nga Izraeli: Një shpërblim për vrasësit e Hamasit
Qeveria izraelite ka reaguar ashpër ndaj njohjes së shtetësisë palestineze nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia. Ministri izraelit i Sigurisë, Itamar Ben Gvir, ka kritikuar këtë hap, duke e cilësuar si një “shpërblim për vrasësit” e Hamasit, dhe ka njoftuar se do të paraqesë një propozim në mbledhjen e ardhshme të kabinetit për të shpallur sovranitetin izraelit mbi Bregun Perëndimor. Ben Gvir ka theksuar se njohja e shtetësisë palestineze nga këto shtete është një akt që nuk do të mbetet pa përgjigje. Ai ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme të kabinetit, ai do të propozojë një plan për “zbatimin e menjëhershëm të sovranitetit izraelit” edhe mbi territoret e Bregut Perëndimor. Kolegu i tij, ministri i Kulturës dhe Sporteve, Miki Zohar, i...