Çfarë ndryshon tani që Palestina u njoh nga Britania, Australia dhe Kanadaja?

Çfarë ndryshon tani që Palestina u njoh nga Britania, Australia dhe Kanadaja?

Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja njohën zyrtarisht shtetin palestinez të dielën, duke iu bashkuar vendeve që kanë ndërmarrë këtë hap politik. Në ditët në vijim pritet edhe Franca me vende të tjera europiane. Vendimi ka shkaktuar reagime të forta: kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi si një shpërblim për “terrorizmin monstruoz të Hamasit”, ndërsa SHBA e ka kundërshtuar ashpër. Pyetja kryesore është se çfarë ndryshon me këtë akt dhe cili është kuptimi i tij real. Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez? Palestina është një shtet që ekziston dhe nuk ekziston njëkohësisht. Ajo gëzon një shkallë të gjerë njohjeje ndërkombëtare, ka përfaqësi diplomatike jashtë vendit dhe merr pjesë në kompeticione sportive ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Olimpike. Por, për shkak të konfliktit me Izraelin, nuk...