Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arsenal-Man. City, formacionet zyrtare. Surpriza e vetme është Trossard
Janë publikuar formacionet zyrtare të supersfidës së kësaj jave në Premier League, Arsenal-Manchester City, e cila do të luhet duke nisur nga ora 17:30 në “Emirates”. Për “Topçinjtë” rikthehet William Saliba si titullar në mbrojtje, francezi ka lënë pas dëmtimin. Në stol gjendet Bukayo Saka, i cili po ashtu është rikthyer pas dëmtimit. Surpriza e Mikel Artetës sot është aktivizimi i Lucas Trossard nga minuta e parë. Pep Guardiola në anën tjetër vjen me formacionin e tij më të mirë të mundshëm. ARSENAL XI: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori; Zubimendi, Merino, Rice; Trossard, Gyokeres, Madueke. MANCHESTER CITY XI: Donnarumma; Khusanov, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Rodri, Reijnders, Foden; Bernardo Silva, Doku, Haaland.